21 Maj, 2025

Ndërsa përgatiten për dasmën madhështore, Jeff Bezo dhe Lauren Sanchez “kapen mat” në momente intime! Çfarë ndodhi në jahtin 500 milionë dollarësh të biznesmenit


Fotot e publikuara në Page Six tregojnë Jeff Bezos duke e goditur Lauren Sanchez në të pasme në jahtin e tij prej 500 milionë dollarësh në brigjet e Kanës.

55-vjeçarja shihet duke marre rreze dielli  në një shazllon e veshur me bikini dhe një kapelë kashte, ndërsa i fejuari i saj miliarder po qëndronte shumë afër saj.

Një shoqe e tyre, e cila ishte aty pranë, e gjithashtu e veshur me bikini, u kap në imazhe, duke qeshur me incidentin. Gjatë momenteve relaksuese që shijuan në varkë, u shfaq Sanchez, duke treguar të pasmet e saj. Në foto të tjera, 61-vjeçarja po i fërkonte trupin dhe po i puthte veshin. Pastaj Lauren Sanchez  mbështeti kokën mbi këmbët e tij ndërsa ai i ledhatonte flokët. Në foto të tjera, Bezos u përkul mbi partneren e tij për ta përqafuar.

Bezos thuhet se e bleu anijen masive, të quajtur Koru, në vitin 2021, thuhet se ka disa kuverta dhe tre direkë. Në harkun e anijes ka një dekorim prej druri që duket se është projektuar sipas Lauren Sanchez, me flokë të gjatë dhe një siluetë të përsosur.

Këto foto specifike dolën në dritë ndërsa çifti po planifikon dasmën e tyre.  Një nga eventet më të pritura të kësaj vere po afron, pasi Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez pritet të martohen në Venecia të Italisë.

Siç është raportuar nga mediat ndërkombëtare, ceremonia do të zhvillohet në një vend romantik në natyrë, ndoshta në një teatër, megjithatë vendi i saktë mbetet një sekret i ruajtur me kujdes.

Dasma është planifikuar të zhvillohet midis 24 dhe 26 qershorit, me çiftin që ka rezervuar tashmë hotelet më luksoze në Venecia për të akomoduar afërsisht 200 të ftuarit e tyre të zgjedhur.

Sipas gazetës britanike “Sun”, datat rreth dasmës janë mbyllur për një periudhë dy-javore, gjë që rrit misterin dhe diskrecionin që rrethon ceremoninë.

© Panoramaplus.al