1 Mars, 2019

Ndërron jetë aktorja e njohur, familjarët: Ka qenë gjithmonë…


Aktorja e famshme Christian Bach ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Ajo humbi jetën si pasojë e një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët me anë të një komunikate në media kanë treguar për humbjen e të vetmes femër në familjen e tyre.

Në lajmërim thuhet se aktorja argjentinase ka ndërruar jetë të martën, më 26 shkurt, pa dhënë detaje të tjera rreth kësaj çështje.

“Ka qenë gjithmonë vullneti i saj për të mbajtur çështjet personale dhe familjare në privatësi absolute, për të udhëhequr një jetë normale, paralel me profesionin tonë dhe ekspozimin e medias që rrjedh nga puna jonë. Është kjo pjesë publike e jetës sonë që na detyron sot që të ndajmë me të gjithë ju këtë humbje të madhe për familjen”, thuhet në komunikimin e lëshuar nga familja e aktores.

Christian Bach është e njohur për shumë role në telenovelat amerikano-latine, ku spikaste për rolet e saj antagoniste.

Ndërkohë dhe bashkëshorti i Bach, Humberto Zurita është një nga aktorët e njohur që publiku shqiptar ka parë ndër vite në telenovelat meksikane.

Gjithashtu edhe djali i të ndjerës Emiliano Zurita është aktor. Ndër rolet e fundit të aktores kanë qenë te “La Patrona”, “La impostora”.

© Panoramaplus.al