Princesha e Uellsit, Diana kishte marrëdhënie të mira me njerëzit që kishin pozicione të larta në punë, duke përfshirë këtu edhe Warren Buffett.
Gjatë një interviste në vitit 2012, ai tregoi se kush ishte ‘mashkulli më seksi në botë’ sipas Princeshës.
Buffett tha se ai ishte ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Sipas tij, kur presindenti mbërriti në festë, Princesha u ul përballë tij dhe ata filluan të bisedojnë për vizitën e saj të fundit në Uashington DC.
“Ajo kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë atë ditë dhe kishte thënë se Bill Clinton ishte njeriu më seksi në botë.”– tha Warren.
Kujtojmë që Diana dhe Clinton kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin pasi dyshja shpesh herë mernin pjesë së bashku në politika të ndryshme.
Nga ana tjetër nuk ka shumë informacione se sa herë dyshja janë takuar ose se sa herë kanë marrë pjesë së bashku në ngjarje të rëndësishme, megjithatë Bill dhe bashkëshortja e tij ishin të pranishëm në funeralin e saj.
Sipas Hello, ish-presidenti Bill Clinton tha: “Unë dhe Hillary e njihnim Princesh Dianën dhe e donim shumë” .
© Panoramaplus.al


