Një deklaratë e pritur prej kohësh ka ardhur nga Heidi Baci, e cila ka vendosur të flasë publikisht për marrëdhënien e saj me Romeo Veshaj, pas deklaratës së këtij të fundit ku e përkufizoi lidhjen e tyre si një histori 3-mujore.
Dyshja u njoh gjatë formatit Big Brother VIP Albania 3, ku romanca e tyre u bë një nga më të komentuarat nga publiku, duke kaluar nga momente të forta emocionale te tensione që tërhoqën vëmendjen e vazhdueshme të ndjekësve. Pas përfundimit të spektaklit, lidhja vazhdoi edhe jashtë për disa muaj, përpara se të mbyllej në heshtje.
Në emisionin Wake Up, Heidi reagoi pas deklaratës së Romeos, i cili pak ditë më parë e kishte përkufizuar marrëdhënien e tyre si një histori 3-mujore, duke e lidhur fundin me perspektivat e ndryshme për jetën.
“Big-u nuk ishte një eksperiencë për mua. Ishte bukur por tani që e mendoj do ia kisha kursyer vetes. Hyra se doja ta provoja. Më tërheqin njerëzit që funksionojnë me këtë lloj adrenaline. E provova por nuk ishte për mua. Ngelet një eksperiencë që vjen njëherë në jetë. Lidhja ime me Heidin përfundoi si të gjitha lidhjet që përfundojnë me respekt, u njohëm brenda, dolëm jashtë. Ndejtëm rreth 3 muaj bashkë. Nuk funksionoi si gjë kishim mendime të tjera për jetën, ” u shpreh Romeo në një intervistë të dhënë për X-radio.
Por sipas Heidit, kjo histori nuk mund të reduktohet në një periudhë kaq të shkurtër.
“Nuk më pëlqejnë kur të tjerët flasin për këndvështrimin tim, ose hesht ose më mirë mos devijo, sepse aty më duket sikur i tall njerëzit që kanë suportuar. Nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë 3-mujorshe, kështu si u paraqit, por nga ana ime, unë do flas gjithmonë vetëm për veten time. Gjithmonë ka pasur sakrificë, ka pas përkushtim, ka pas ndjenja edhe gjithë gjërat,” – tha ajo.
Heidi zbuloi gjithashtu se heshtja e saj deri më sot nuk ka qenë rastësi. Mes saj dhe Romeos është bërë një premtim i rëndësishëm, të cilin ajo ka zgjedhur ta respektojë.
“Është bërë një premtim që unë nuk doja të flisja, sepse realisht ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua, që nuk mund të ishte ushqim mediash,” – shtoi ajo.
Megjithatë, ajo kritikoi mënyrën se si ishte trajtuar marrëdhënia e tyre në intervistë, duke e cilësuar si fyese:
“Për sa i përket pastaj dhe pjesës së 2 orëshit, 3 orëshit, 3-mujorëshit… kjo tallje… nuk e di pse disa gazetarë duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi. Nuk më pëlqeu, mu duk shumë fyese. Nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime, për mua ka qenë shumë e rëndësishme. E kuptoj pse thuhen disa batuta dhe unë nuk e kam absolutisht me kush i ka thënë, por problemi qëndron te personi i cili i lejon këto batuta.”
Në fund, duket se Heidi ka hedhur një kunjë për Romeon, duke nënkuptuar se për të, lidhja mund të ketë qenë më shumë një “lojë e ekranit”, ndryshe nga ndjenjat reale që ajo ka përjetuar.
“Për palën tjetër të jetë si të jetë, nuk ka rëndësi. Ka njerëz që kanë dashur sportin, ka njerëz që kanë dashuri ekranin, por gjithë këto për veten time nuk janë pjesë e kësaj gjëje. Kam vepruar me emocion dhe këtë e them me sinqeritetin më të madh”, përfundoi ajo.
Deklarata e plotë e Heidi Bacit:
E kam menduar shumë këtë fundjavë, ndoshta është e nevojshme që ndonjëherë të jap një sqarim. Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Disa gjëra që thuhen, nuk janë fare ashtu siç i mendoj unë. Jam mërzitur, jam lënduar për si është folur për ish-marrëdhënien time.
Nuk më pëlqejnë kur të tjerët flasin për këndvështrimin tim… Nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë 3-mujorshe, kështu si u paraqit, por nga ana ime, unë do flas gjithmonë vetëm për veten time. Gjithmonë ka pasur sakrificë, ka pas përkushtim, ka pas ndjenja edhe gjithë gjërat.
Për sa i përket pastaj dhe pjesës së 2 orëshit, 3 orëshit, 3-mujorëshit… kjo tallje… nuk e di pse disa gazetarë duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi. Nuk më pëlqeu, mu duk shumë fyese. Nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime, për mua ka qenë shumë e rëndësishme.
Çdo gjë ka qenë shumë reale, absolutisht. Është bërë një premtim që unë nuk doja të flisja, sepse ka qenë shumë e rëndësishme për mua, që nuk mund të ishte ushqim mediash. Kam zgjedhur thjesht ta respektoj. E kuptoj pse thuhen disa batuta dhe unë nuk e kam absolutisht me kush i ka thënë, por problemi qëndron te personi i cili i lejon këto batuta.
Për palën tjetër të jetë si të jetë, nuk ka rëndësi. Ka njerëz që kanë dashur sportin, ka njerëz që kanë dashuri ekranin, por gjithë këto për veten time nuk janë pjesë e kësaj gjëje. Kam vepruar me emocion dhe këtë e them me sinqeritetin më të madh.
© Panoramaplus.al














