Vajza e aktorit të njohur Mirush Kabashi, Mendi Kabashi gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati i tij i ndjerë, i cili u nda nga jeta më 5 dhjetor.

“Luftoi shumë deri në fund, luftonte për ne, për publikun. Skena ishte jeta e tij. Nuk ishte vetëm profesion por pjesa e jetës. Gjatë gjithë kohës ishte duke përsëritur tekstet, ishte shumë i apasionuar pas kësaj. Publiku ishte familja e tij e madhe. U jam shumë mirënjohëse të gjithëve që e kanë mbështetur. Për ne ai ka lënë pasurinë më të madhe në botë që është emri. Kemi qenë shumë të lidhur. Jeta e tij ndahej midis skenës dhe familjes. Me Mirushin nuk ishim vetëm babë e bij por ishim dhe shokë. Unë kam mësuar shumë nga ai. Mirushi thoshte gjithmonë duhet 99% punë dhe 1% talent.
Pasioni që përkushtohej dhe në gjëra të vogla, që e bëri atë një njeri shumë të madh. Ka qenë gjithmonë krenari e madhe sa herë thosha mbiemrin tim. Ne kuptoheshim pa folur. Unë artin e kam pasur shumë pasion por nuk e çova deri në fund ëndrrën time. Mirushi kishte tjera plane për mua dhe unë nuk doja ta mërzisja. Nuk jam bërë pishman, por kjo s’do të thotë se jam vonë. Deri në momentin e fundit më tha do iki unë por do jesh ti, ti do jesh ajo që do më zevëndësosh”- tha ajo.
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.
Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.
Fitimi i betejës me sëmundjen e rëndë
Mirush Kabashi disa vite më parë u përball me një sëmundje të rëndë dhe e fitoi betejën.
Ai luftoi me sëmundjen për gati dy vite, por arriti ta mposhtë. Në atë kohë lajmin e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh.
Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.
Çmimet
Ne festivalin Kombetar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me kete rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar ne Korinth te Greqise, u vleresua si nder aktoret me te mire. Ne vitin 2002 fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine “Sa mire beri qe vdiq” e Ilir Bezhanit
Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.
Mirush Kabashi, I cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”
Filmografia
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008)
Nata (1998)
Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
Binarët (film) (1987)
Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake
Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios
Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit
Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa
© Panoramaplus.al
