12 Mars, 2021

Ndarja mes Kim dhe Kanye nuk qenka aspak miqësore! Ja si është marrëdhënia e tyre pas divorcit


Megjithëse ndarja e tyre u përshkrua si “miqësore”, Kanye West dhe Kim Kardashian thuhet se nuk flasin më bashkë.

kim kardashian (4)

Burime për “Page Six” tregojnë se Kanye kishte ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë me Kim edhe para se ajo të bënte kërkesën për divorc muajin e kaluar. Kanye thuhet se ndryshoi të gjithë numrat e tij të telefonit dhe i tha ish-gruas së tij: “Mund të më kontaktosh përmes sigurimit tim.

kim kardashian (3)

Por, përkundër mungesës së tyre të komunikimit, burime të brendshme thonë se ata vazhdojnë të jenë të dy prindër të përkushtuar të katër fëmijëve të tyre, North, 7 vjeçe; Saint, 5 vjeç; Chicago, 3; dhe Psalm, 1 vjeç.

kim kardashian (7)

Kanye i viziton rregullisht fëmijët në shtëpinë e tyre në Kaliforninë Jugore, ndërsa Kim nuk është në shtëpi – një marrëveshje për të cilën kanë rënë dakord të dy.

kim kardashian kanye west

Ajo i beson atij për sa u përket fëmijëve. Ai i do ata dhe po i takon shumë shpesh,” pohoi burimi. “Ajo largohet nga shtëpia dhe ai vjen dhe rri me fëmijët. Ata kanë një ushtri dadosh, kështu që tranzicioni është i lehtë.”

kim kardashian (2)

Informacionet e ardhura nga ky burim i ka konfirmuar edhe “People”. Një burim i tha revistës se Kanye do të kalojë kohë me fëmijët e tij me një dado të pranishme, por ka kërkuar mungesën e Kim gjatë asaj kohe.

kim kardashian, kanye west, princi saudit (3)

Kim e ka bërë të qartë se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij në çdo kohë që dëshiron“,- tha burimi. “Ajo kurrë nuk e ka kërcënuar se do ta mbajë larg fëmijëve. Ajo vetëm kërkon që ai të mos i dëmtojë. Ajo e di që ai i do ata, dhe ata e duan atë. Kanye mund të komunikojë në FaceTime fëmijët në çdo kohë që ai dëshiron.

kim kardashian (6)

Kim bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar, pas gati 7 viteve martese. Është raportuar se Kanye ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të ndarjes, por ka gjetur qetësinë me fëmijët e tij.

© Panoramaplus.al