1 Mars, 2022

“Ndaloni së vrari popullin tim”, Ruslana reagon për luftën në Ukrainë


Këngëtarja e njohur ukrainase Ruslana, fituese e Eurovizionit në vitin 2004 së fundmi në një dalje për mediat ka folur për situatën e sulmeve ruse në vendin e saj.

Ajo ka treguar se ndihet e frikësuar nga kjo situatë.

“Situata është e rëndë. Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar për të gjithë njerëzit në Ukrainë, por edhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Nuk kemi parë kurrë një luftë të tillë. Bomba, raketa, tanke, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, përmes internetit dhe mediave sociale. Jemi të shokuar”, thotë Ruslana.

Këngëtarja ka shprehur se populli i saj po përjeton orë tragjike dhe se për momentin nuk është me familjen.

“Unë nuk jam me familjen time, nuk e di nëse kam apo jo shtëpi për momentin dhe ju kërkoj të bëheni një me ne paqeruajtësit. Ndihmoni, flisni, por ndihmoni pak. Ju lutemi mos na injoroni. Njerëzit tani jetojnë në bodrume, në strehimore ditët e fundit. Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Çfarë do të ndodhë me të moshuarit? Ata nuk mund të hanë, nuk mund të flenë. Unë nuk jam me familjen time, nuk mendoj për veten time. “Unë përdor zërin dhe emrin tim për të bërë gjithçka që mundem për të ndaluar luftën e Putinit . ”

Më herët në një komunikimim me mediat për planet e Putin është shprehur:  “Plani i Putinit është i tmerrshëm. Për t’i treguar botës se Ukraina është një hiç. Ai dëshiron të ndërtojë një botë vetëm për Rusinë. Ai është një terrorist i rrezikshëm.Ai po përpiqet të vrasë Kievin”.

© Panoramaplus.al