Aktori i Game Of Thrones, Andrew Dunbar është ndarë nga jeta papritur në prag të Krishtlindjes. Por lajmi është bërë i ditur vetëm mbrëmë.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Belfast. Por nuk dihet ende shkaku apo rrethanat e ndarjes së tij nga jeta.
Aktori rreth 30-vjeç punonte edhe si Dj.
Andrew gjithashtu është shfaqur në shfaqje televizive të mëdha si Line Of Duty dhe Derry Girls gjatë karrierës së tij
Funerali i tij do të mbahet të hënën.
Kolegu dhe miku i tij, Andy McClay i bëri homazh aktorit duke thënë se: “Të gjithë të donin Andrew. Kishte diçka të veçantë tek ti. Njerëzit gjithmonë ndiheshin mirë rreth tij, të lumtur, të ngazëllyer dhe gjithmonë argëtoheshim kur ai ishte aty.”


