28 Dhjetor, 2020

Ndahet nga jeta regjisori i filmit të njohur të animuar “SpongeBob”


Regjisori veteran i filmave të animuar, Tuck Tucker është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare.

Familja e regjisorit njoftoi lajmin për vdekjen e tij në një postim në Facebook, ku shkroi: “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Tucker”, ndërsa nuk zbuluan detaje mbi shkakun e vdekjes.

I lindur në William Osborne Tucker III më 20 gusht 1961, pasioni i Tucker për animacion filloi në moshë të re teksa shikonte filma vizatimor me babin e tij.

Ai u zhvendos në Los Angeles për të filluar karrierën në animacion dhe puna e parë e tij ishte në filmin e vitit 1987, “Pinocchio and the Emperor of the Night”.

Gjithashtu ishte regjisor i filmave të animuar të njohur si “The Little Mermaid” në 1989, në seritë televizive “Rugrats” dhe “The Simpsons” në 1996.

Tucker ishte gjithashtu i njohur për punën e tij në “SpongeBob SquarePants”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al