Piktori i njohur Ali Oseku është ndarë nga jeta ditën e sotme. Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.

Fatkeqësisht ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.
Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.
© Panoramaplus.al

