17 Janar, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare David Lynch, regjisori i ‘Twin Peaks’ dhe ‘Blue Velvet’


David Lynch, regjisori i dashur pas filmave si Eraserhead, Blue Velvet dhe Mulholland Drive, si dhe serialit ikonik televiziv Twin Peaks, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

david lynch

“Me keqardhje të thellë ne, familja e tij, njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut dhe artistit, David Lynch”, thuhet në një postim të ri në faqen e regjisorit në Facebook .

Ne do të vlerësonim pak privatësi në këtë kohë.”, thuhet më tej në postim ndërsa shkaku i vdekjes së Lynch nuk është bërë i ditur.

Në gusht 2024, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me emfizemë, pasojë e pirjes së duhanit gjatë gjithë jetës.

© Panoramaplus.al