23 Janar, 2021

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare aktorja e famshme e “Lost”! Shkaku ishte ky virus


Aktorja Mira Furlan ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare dhe këtë e kanë konfirmuar familja dhe menaxheri i saj, raporton “BBC”.

T2Y57F TERRY O'QUINN, MIRA FURLAN, LOST : SEASON 1, 2004

Furlan luajti rolin e Ambasadores Delenn në dramën televizive të viteve 1990, “Babylon 5”, dhe rolin e Danielle Rousseau në dramën “Lost”.

Familja e saj i tha “BBC” se aktorja kroate vdiq të mërkurën për shkak të ndërlikimeve me “Virusin e Nilit Perëndimor”.

mira furlan (3)

Ky virus përhapet nga mushkonjat në shumë vende, por jo në Mbretërinë e Bashkuar, sipas faqes së internetit të NHS.

mira furlan (2)

Furlan luajti në të pesë sezonet e “Babylon 5”, nga 1994-1998, pas së cilës ajo lindi djalin e saj të vetëm Marko Lav dhe lancoi ​​një album me titull “Song from Movies That Have Never Been Made”.

mira furlan (5)

E lindur në Zagreb, aktorja u shfaq në filmin “When Father Was Away on Business”, në 1985. Ajo gjithashtu mori një nominim “Oskar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

mira furlan (4)

Ajo emigroi në SHBA me bashkëshortin e saj, drejtorin Goran Gajic, në 1991, në fillim të luftës në ish-Jugosllavi.

© Panoramaplus.al