Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur shqiptar. Nijaz Bytyqi është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 72 vjeçare, dhe lajmin e ka bërë të ditur i biri përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim lajmërojmë të afërmit dhe shokët tanë, se sot me datë 03.03.2018. ndërroi jetë babi ynë NIJAZI BYTYQI!”, ka shkruar ai duke njoftuar se varrimi është bërë paraditen e sotme.
Nijazi ishte i njohur për këngët e tij, si: Eja e dashur”, “Venera”, “Flutura”, “Një letër ta shkrova”, etj.

© Panoramaplus.al

