Aktorja, balerina dhe koreografja fituese e çmimit Tony në Broadway, Ann Reinking është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e aktores së njohur u bë e ditur nga kunata e saj Dahrla King të hënën.
“Bota dhe familja jonë kanë humbur një talent të mahnitshëm dhe shpirt të bukur. Ann ishte zemra e familjes tonë,’– tha familja e saj në një deklaratë. “Do të na mungojë më shumë sesa mund ta tregojmë me fjalë.”
Shkaku i vdekjes së Reinking nuk është konfirmuar ende.
Reinking zëvendësoi Gëen Verdon në rolin kryesor në filmin ‘Çikago’ në 1977.
Ajo u vlerësua më çmim Tony (ekuivalenti i Oskar) për punën e saj si koreografe në film.
Karriera e saj filloi me një rol në produksionin Bye Bye Birdie në Seattle Opera House në vitin 1965 dhe më pas nisi karrierën e sukesshme në Broadway.
Gjatë karrierës në Broadway ajo luajti në filma si: Charity Sweet, Over Here! dhe Goodtime Charley.
Aktorja la pas bashkëshortin, Peter Talbert, dhe djali i saj Chris.




