5 Qershor, 2025

Ndahen përsëri Kendall Jenner dhe Devin Booker? Çfarë po ndodh mes tyre?


Kendall Jenner dhe Devin Booker i kanë dhënë fund lidhjes së tyre edhe një herë. Sipas Us Weekly, dyshja janë ndarë më shumë se një muaj më parë, duke mbyllur një tjetër kapitull në marrëdhënien e tyre të ndërlikuar.

“Kanë pasur ndërprerje për vite me radhë dhe kohët e fundit i kanë dhënë fund përfundimisht,” – ka treguar një burim i afërt me çiftin. “Gjithmonë ka qenë e vështirë për shkak të orareve të zëna dhe mungesës së përputhjes. Ata thjesht nuk janë në të njëjtën linjë dhe kanë pasur probleme komunikimi.”

Lidhja mes supermodeles dhe yllit të NBA-së ndezi thashethemet për herë të parë pesë vjet më parë. Në fillimet e tyre, burime pranë Kendall thanë se marrëdhënia nuk ishte shumë serioze: “Ajo po flet me disa djem. Ka shumë burra që e ndjekin, sa është çmenduri.”

Megjithatë, në shkurt të vitit 2021, Jenner e zyrtarizoi romancën në Instagram, duke postuar një foto intime ku shihej duke qeshur pranë Booker në kuzhinë – një sinjal i qartë për përkushtimin e tyre.

Çifti përjetoi ndarjen e parë në qershor të vitit 2022. Në atë kohë, një burim për Us Weekly kishte deklaruar se Jenner dhe Booker kishin vendosur të merrnin pak kohë për veten, për të reflektuar mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Tashmë, duket se yjet kanë ndjekur rrugë të ndara. Deri më tani, as Kendall Jenner dhe as Devin Booker nuk kanë bërë një deklaratë publike lidhur me ndarjen.

© Panoramaplus.al