20 Mars, 2018

Ndahen Danjeli dhe Fotinia?


Ata janë padyshim një prej çifteve më të pëlqyer të historisë së “Big Brother Albania”, duke u shpallur edhe fitues të edicionit të fundit të spektaklit ku lidhën edhe kurorë.

Edhe pas daljes nga shtëpia, ata vijuan të jenë aktivë në rrjetet sociale, mirëpo, diçka e dyshimtë ka ndodhur së fundmi që po i bën të gjithë të mendojnë se dyshja mund të jetë ndarë.

Kjo pasi faqja e tyre e përbashkët në Instagram e quajtur LaFoDa nuk është më aktive.  Kjo nga ngritur dyshime se çifti mund të jetë duke përjetuar një krizë, ose faqja e tyre mund të jetë hackuar.

Kujtojmë se Danjeli dhe Fotinia priteshin që të bënin dasmën e shumëpërfolur këtë verë, në muajin maj, kur festojnë edhe 1-vjetorin e martesës. Burimi: Gazeta Express

© Panoramaplus.al