6 Shkurt, 2021

Natalie Portman i përgjigjet publikisht medias që spekuloi për shtatzëni nisur nga barku i rrumbullakosur i aktores


Media online “Page Six” publikoi dje një artikull për aktoren Natalie Portman, ku spekulonte se ajo ishte shtatzënë.

natalie portman (3)

Ky lajm bazohej në disa foto të aktores të shkrepura nga paparaci, ku barku i saj dukej i rrumbullakosur, shkruan “Daily Mail”.

natalie portman (10)

Pas lajmit, Portman ka bërë një postim në Instagram për të treguar se nuk është i vërtetë lajmi për shtatzëninë e saj.

natalie portman (9)

Hej, unë absolutisht nuk jam shtatzënë… Mesa duket, është akoma normale në vitin 2021 që dikush të spekulojë dhe të komentojë mbi format e trupit të një gruaje kur të dojë?”, shkruante ajo në Insatstory.

natalie portman (8)

Aktorja 39-vjeçare aktualisht po jeton në Sidnei, ku ka filluar xhirimet e “Marvel: Love and Thunder”, ku gjithashtu do të interpretojë Chris Hemsworth, Chriss Patt dhe Matt Damon.

natalie portman (7)

Portman ka dy fëmijë me burrin e saj, Benjamin Millepied: një djalë i lindur në vitin 2011 dhe një vajzë, e lindur në 2017-ën.

natalie portman (2)

natalie portman (11) natalie portman (12) natalie portman (4)

© Panoramaplus.al