10 Shkurt, 2018

Nata e fundit e “Sanremos”, kush do shpallet fitues? Kantautori shqiptar më i votuari


Festivali i Sanremos përfundon rrugëtimin e tij 5-ditor mbrëmjen e sotme. Këtë vit nuk ka patur eliminime, pasi të 20 këngëtarët “big” janë ende në garë.

Në fund të natës së pestë dhe të fundit të këtij Festivali, pas një nate të gjatë, do të shpallet edhe fituesi.

Por kush do të shpallet fitues? Këtu janë të dhënat sipas sajteve aktive të basteve në Itali. Nëse nuk jeni nga sektori: Numri pranë çdo artisti tregon në euro shumën që do të merrni, nëse ai artist do të fitojë, pasi të keni vënë bast një euro. Sa më shumë që personat që kanë vënë bast  besojnë në një rezultat të caktuar, atëherë më i ulët është probaliteti për fitore.

Favoritët e parë janë Erma Meta me Fabrizio Moron me këngën “Non mi avete fatto niente”, teksi i të cilës është shkruar pas sulmit në Mançester, në koncertin e Ariana Grandes.

Për këngën e tyre është folur shumë pas një akuze se mund të kishin thyer rregullat e Festivalit, por më pas u vendos që dy kantautorët të qëndronin në garë, shkruan “ANSA”.

Shifrat sipas “Snai” për “Sanremo”

Ermal Meta e Fabrizio Moro: 1,60

Lo Stato Sociale: 3,50

Ron: 6,50

Max Gazze: 12

Annalisa: 12

The Kolors: 15

Ornella Vanoni, Bungaro e Pacifico: 18

Noemi: 25

Shifrat sipas “Sisal Matchpoint” për “Sanremo”:

Ermal Meta e Fabrizio Moro: 1,57

Lo Stato Sociale: 5

Ron: 5

Max Gazzè: 9

Annalisa: 12

Ornella Vanoni, Bungaro e Pacifico: 12

Diodato e Roy Paci: 20

The Kolors: 20

Shifrat sipas “Eurobet” për “Sanremo”:

Ermal Meta e Fabrizio Moro: 1,55

Ron: 4

Lo Stato Sociale: 5

Max Gazzè: 9

Annalisa: 11

Ornella Vanoni, Bungaro e Pacifico: 11

Diodato e Roy Paci: 21

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al