6 Janar, 2019

Nard Ndoka, më pranë njerëzve të humorit sesa politikanëve


Në ambientet e Hotel Rogner, pak ditë më parë, paparazzi ynë fotografoi tre personazhe shumë të njohur; Nard Ndoka, deputet i Partisë Demokratike, Bes Kallaku dhe Erion Isai, humoristët tek “E diela Shqiptare”.

Për miqësinë e Besit me zotin Ndoka, të dy kanë folur edhe herë të tjera. Në programin e ri që kanë filluar, ata e kanë pasur të ftuar Ndokën, por, mesa duket, ata e ruajnë shoqërinë dhe takohen herë pas here për të biseduar dhe pirë ndonjë kafe bashkë.

Politika dhe humori nuk kanë shumë lidhje me njëratjetrën, por, mbase, në këtë rast simpatia mes tyre mund të jetë krijuar përtej profesioneve të tyre.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al