Deputetët e Partisë Demokratike, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, shfaqen gjithnjë bashkë kur vijnë në Parlament. Kësaj here, paparazzi ynë i ka fotografuar teksa kanë takuar ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ndryshe nga atmosfera në sallë mes pozitës dhe maxhorancës, Ndoka dhe Dule kanë biseduar shumë të qetë me ministrat, madje, duket që herë pas here edhe qeshnin me batutat e Ndokës.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

