30 Maj, 2025

Naomi Campbell ndan për ndjekësit pamjet e rralla me fëmijët e saj: Gjithçka që jam, jam për ju


Supermodelja e njohur, Naomi Campbell, ka prekur ndjekësit e saj në Instagram me një postim të ndjerë.

Ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqet përballë detit me dy fëmijët e saj, vajzën 4-vjeçare dhe djalin 2-vjeçar, në një moment të mbushur me dashuri. Njërin e mban për dore, ndërsa tjetrin në krahë, teksa të tre shikojnë drejt detit.

“Plot gëzim, ne kërcejmë shtatë valë me dy foshnjat e mia të dashura, rrahjet e zemrës sime, engjëjt e mi të përjetshëm. Gjithçka që jam, jam për ju,” shkruan ajo.

Kjo është një nga të paktat herë që modelja 55-vjeçare ndan imazhe me fëmijët e saj, duke ruajtur gjithmonë një nivel të lartë privatësie. Edhe në këtë rast, fytyrat e tyre nuk janë zbuluar, të dy shihen me shpinë drejt kameras, duke ruajtur intimitetin e familjes.

Naomi Campbell u bë nënë për herë të parë në vitin 2021 dhe më pas sërish në vitin 2023, përmes një nëne zëvendësuese. Që nga ajo kohë, ajo ka qenë një zë mbështetës për gratë që dëshirojnë të përjetojnë amësinë, pavarësisht moshës. Në postime të mëparshme, përfshirë një tjetër moment veror nga Mykonos vitin e kaluar, ajo është shprehur se ndihet “e bekuar” për këtë kapitull të jetës së saj.

© Panoramaplus.al