Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas ndarjes nga jeta të të birit, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes në këto momente të vështira.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo falënderon familjen Kasapi, familjen e saj nga prindërit, miqtë, shoqërinë, kolegët dhe artistët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar pas humbjes së këngëtarit, të cilin e cilëson si “dhimbjen më të madhe” që po përjetojnë.

““Faleminderit të gjithë familjarëve të familjes Kasapi, familjes sime nga prindërit e mi dhe, natyrisht, gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare, për mbështetjen dhe ndarjen me ne të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të Shpatit tonë të dashur për të gjithë,” shkruan ajo.

Ndër të tjera një falënderim të veçantë Gjylymser ia drejton nuses së saj, Selvijes, bashkëshortes së Shpatit. Ajo e përshkruan atë si një bashkëshorte të devotshme dhe nënë të përkushtuar teksa shkruante: “Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shpirtit të Shpatit tim, e cila jo vetëm që e dashuronte, por e adhuronte për butësinë, çiltërsinë dhe moralin e saj si bashkëshorte e devotshme. Ajo ishte maksimalisht e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme për nipin tim të vogël, Roelin. Kjo u vërtetua edhe nga fakti se Shpati ndërroi jetë në krahët e Selvijes, ndërsa mbi ta u hodh edhe Roeli, pa e kuptuar se çfarë po ndodhte.”

Mirëpo, në mesazhin e saj, nëna e Shpatit bën thirrje që të ndalen çdo lloj spekulimi apo keqinterpretimi, duke paralajmëruar se çdo përpjekje e tillë do të dënohet si moralisht, ashtu edhe ligjërisht. Ajo u kërkon gjithashtu atyre që po përpiqen të shqetësojnë familjen, veçanërisht Selvijen, që t’u lënë hapësirë për ta përjetuar dhimbjen në qetësi.

“Ju lutem atyre që, në këto momente, përpiqen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, apo cilindo prej emrave që përmenda më lart, veçanërisht Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të na lejojnë ta përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe të merren me punët e tyre personale,” shprehet nëna e këngëtarit të ndjerë i cili ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë nga një infarkt.

Postimi i plotë:

