Për shkak të bukurisë dhe formave të saj perfekte, Naomi Campbell është një nga femrat më të lakmuara në botë.

Por mesa duket supermodelja na ka mbajtur një sekret deri tani. Ylli i pasarelave ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një fotografi ku është shfaqur me flokët e saj natyralë.

Në daljet e saj publike apo në postimet në rrjetet sociale, jemi mësuar ta shohim 48-vjeçaren me flokë të gjata, të drejta e të forta.

Por pas trajtimeve, flokët e saj filluan të bien dhe në disa pjesë të kokës është bërë tullace. Në “Instagram”, supermodelja u shfaq me flokët me gërsheta ku duket shumë qartë dëmtimet e pësuara.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
