11 Janar, 2024

“Na e mbaj kupën në Shkodër”- Pas fitores së Luizit, Julian Deda pjesë e “Big Brother VIP”?


Aktori i njohur i humorit Julian Deda është një ndër personazhet VIP që prej disa ditësh po përflitet që do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.  

Ditën e sotmë artisti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram live, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë nëse do të bëhet pjesë e spektaklit.

“Na e mbaj kupën në Shkodër”-  ka shkruar një ndër kometuesit, duke i kërkuar aktorit që edhe ai ta fitojë “BBVIP”,  pasi vitin e kaluar e fitoi këngëtari shkodran Luiz Ejlli.

Nga ana tjetër Juli nuk ka reaguar në lidhje me kërkesën apo pyetjet që i drejtuan ndjekësit e tij, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se ai mund të jetë një ndër konkurentët e këtij reality show.

© Panoramaplus.al