13 Korrik, 2018

“Mund të më prezantoj të dashurin vetëm me një kusht”, Alban Dudushi flet për të bijën


Moderatori Alban Dudushi është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. E bija, Xhoeli është në moshën e adoleshencës, e mesa duket ai ende nuk është gati për ta menduar idenë se një ditë mund të njoh partnerin e saj.

Teksa ishte i ftuar mbrëmë në “Top Arena”, Dudushi u pyet për të bijën dhe “dashuritë” e saj. Ai tha se Xhoeli është akoma shumë e vogël.

“Kur flas me të për këtë gjë, i them ‘kur të shkosh 35 vjeç, do ma sjellësh në shtëpi partnerin, pastaj e shtyj dhe i them 45. Mundohem të mos e mendoj këtë, por ajo është akoma shumë e vogël …”, tha ai me të qeshur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al