25 Nëntor, 2023

“Mund të bëhem një Luiz i dytë “- Prifti shqiptar konkurent në “Big Brother Vip Albania”?


At Nikolla Xhufka së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku këtë herë ka ardhur me një rrëfim ndryshe nga jeta e ti personale.

Teksa tregoi se nuk merr një rroba, ai tha se jeton me nënën e tij e cila punon për një pagë rreth 150 mijë lekë të vjetra të cilat i përdorin për të jetuar dhe për të paguar diritat dhe ujin.

“Unë me mamanë time që jetojmë vetëm kemi vetëm një rrogë që mamaja ime merr 150 mijë lekë dhe me atë shtyjëm gjithë muajin, do paguajmë drita, ujin.”– tha ai.

 

“A do të merrje pjesë në ‘Big Brother Vip’?”– e pyeti moderatorja, ndërsa prifti nga Elbasani u shpreh se nuk mundet që të bëhet pjesë e këtij reality show pasi e din që do të bëhej një Luiz i dytë.

“Nuk mund të hyj, nuk mund të bëhem një Luiz i dytë se e di që do bëhem”, është shprehur prifti.

 

© Panoramaplus.al