Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

I pyetur nga gazetari nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “Big Brother VIP 3”, a do e pranonte të ishte pjesë e spektaklit, Besi tha se nuk e shikon veten të mbyllur në një shtëpi.
“Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda”, tha aktori.
Sezoni i tretë i “BBVA” do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa deri më tani në rrjet po qarkullojnë disa emra të VIP-ave shqiptarë që do të bëhen pjesë e këtij reality show, ku ndër ta janë Romeo Veshaj, Olsi Bylyku, Efli Tako, Fatjon Kuqari, prezantuesja Ksenja Shoshaj, Graciani Tagani, Adelina Tahiri, Roza Lati, Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperi Bardhi.






© Panoramaplus.al

