Olta Goxhari është izoluar në Spanjë së bashku me partnerin e saj për shkak të koronavirusit.

Ajo tregoi se i pëlqen shumë Spanja por vetëm policët nuk i ka qejf.
Aktorja rrëfeu se atje izolimi është shumë i rreptë dhe kur del jashtë policët i kërkon të dhënat, duke nisur nga numri i telefonit, dokumentat dhe me kë jeton.
Olta u shpreh se kjo e bëri që të përjetojë krizë emocionale dhe telefonoi nënën e saj duke qarë.
“Izolimi është i rreptë. Nuk ka fasha orare kur mund të dalësh. Vetëm policat nuk ia dua Spanjës. Dje po merrja mamin në telefon duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu, sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, pse po shkoj në supermarket, çfarë po ha …u çmenda,”– është shprehur Olta Gixhari për “A2”.
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

