Mbrëmjen e djeshme, Soni Malaj postoi në Instagram një foto nga spektakli “Këngë Moj”.

Këngëtarja këndoi këngë të ndryshme popullore shqiptare të realizuara ndër vite.

Ajo u komplimentua shumë jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe për veshjen që kishte zgjedhur, e cila, sipas ndjekësve, nuk ishte e ekzagjeruar.

Mirëpo, mes komenteve u vu re njëri, i cili shkruante: “M’u duke si Greta Koçi”.

Soni nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje ndjekëses dhe duket se këtë koment e ka pritur shumë mirë.

“Për mua është ngatërresë shumë e lezetshme, sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike,”- u shpreh Soni, duke gjetur rastin të flasë për Gretën edhe si artiste.


