7 Shtator, 2018

Mozzik tregon jetën e tij mes sakrificave: Kam vetëm 8 klasë shkollë, por…


Me muzikën e tij reperi i njohur Mozzik ka bërë për vete shumë fansa, të cilët e ndjekin në çdo event të tij.

E teksa shohim sesi Mozzik është duke shijuar sukseset e këngëve të tij, ai nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” na ka treguar se jeta e tij nuk ka qenë edhe aq e lehtë.

Aty ai ka rrëfyer vështirësitë e shumta që i është dashur të kalonte fillimisht për t’u bërë pjesë e tregut muzikor, aq sa la pas dore edhe shkollën.

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dhe ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca”, shkruan ndër të tjera Mozzik tek postimet e tij në “Instastory”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al