20 Janar, 2020

Mozzik e shkuar e harruar, Loredana e dashuruar prezanton gjysmën e saj


Loredana vetëm një javë më parë shprehu respektin dhe dashurinë që ka për ish-bashkëshortin e saj Mozzik gjatë një interviste.

Dhe duket se tani ai do mbetet një e shkuar për reperen, në jetën e së cilës është një mashkull i ri.

Këngëtarja vendosi të bëjë publike lidhjen me producentin e saj Macloud gjatë udhëtimit të tyre në Paris.

Ajo publikoi foto ku mbanin duart shtrënguar. Ndërsa në një postim të ri shihet duke mbajtur kokën në gjoksin e tij pa i nxjerrë portretin.

Loredana e shoqëroi imazhin me një emoji gjysmë hëne për të treguar se ai është gjysma e saj.

 

© Panoramaplus.al