21 Gusht, 2024

Mozzik dhe Lotina të lumtur përkrahë njëri tjetrit! Ja destinacioni ku ka zgjedhur të pushojë çifti


Dyshja e njohur e showbizit Mozzik dhe Lotina këtë herë si destinacion kanë zgjedhur Italinë për të pushuar, ku edhe nuk kanë munguar me momente të cilat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ka qenë vetë Mozzik që së fundmi ka ndarë një imazh përkrah të dashurës së tij. Të veshur të dy me të bardha, Lotina dhe Mozzik shihen pranë njëri tjetrit duke shijuar detin.

Shumë e dukshme që çifti po kalojnë një kohë të mirë së bashku. Dyshja e komfirmoi lidhjen e tyre të dashurisë disa muaj më parë.

Mozzik është shprehur se Lotina ka qenë një fiksim i tij që në vitin 2019.

I njëjti ka qenë në një lidhje dashurie me reperen Loredana me të cilën ka dhe një vajzë por ish-çifti u ndanë kohë më parë dhe secili vazhdon jetën e tij tashmë me partnerë të ndryshëm.

© Panoramaplus.al