19 Gusht, 2024

Mozzik dhe Lotina marrëzisht të dashuruar! Postojnë momente intime krahë njëri-tjetrit/ Ja ku shfaqet çifti


Çifti më i ri showbizzit shqiptar Lotina Haziraj dhe Mozzik, pasi bën publike lidhjen e tyre nuk ndalen së postuari së bashku momente nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi çifti janë shfaqur shumë të lumtur krahë njëri tjetrit. Në disa postimë që vetë Mozzik ka publikuar në Instagramin e tij ata shihen teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime.

Momentalisht dyshja po shijon disa pushime në Itali dhe të dy ata kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë. Tashmë lidhja midis çiftit është bërë edhe familjare.

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, është shprehur se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, ka rrëfyer Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

Ai është shprehur se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës.

Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, tha Mozzik.

© Panoramaplus.al