14 Shkurt, 2021

Mozzik dhe Loredana kapen mat në Milano në prag të Shën Valentinit


Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre.

Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama, faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi, dyshja nisën të ndiqeshin sërish në “Instagram”, jo në profilet e tyre, por diku tjetër.

Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të, ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje, në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Gjithashtu, dokumentari i Loredanës për jetën dhe karrierën e saj na ka lënë të besojmë se ata të dy janë bashkë.

Ndërsa së fundmi, dyshja  e famshme kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë. Ishin fotot e publikuara nga Milano, që i nxorrën zbuluar.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al