Jemi mësuar ti shohim teksa i bëjnë komplimente e komente të bukura njëra-tjetrës, por këtë herë motrat Vjollca kanë “debatuar” në postimin e fundit të Marinës.

Motrat bukuroshe të ekranit shqiptar ndodhen me pushime në St.Moretz, ku kanë postuar foto të bukura në “Instagram”. Por fotoja e fundit e Marinës ka nxitur pak debat në kuadër të shakasë.

Moderatorja ka postuar një foto të tyre me veshjet e skijimit dhe shkruan: “Me bishën time”. Mirëpo Luanës duket se nuk i ka pëlqyer ky përshkrim i të motrës për Getoarin pasi dikur Marina thërriste Luanën “bishë”.

“Tani zgjidh kush e ka emrin bisha”, i shkruan Luana. “Zyshe ca ke? Ti je bisha e femrave”, i komenton Marina.

Mirëpo një tjetër personazh është përfshirë në lojë. Ka qenë komenti i Krenar Cocaj ai që ka tërhequr vëmendjen ku shkruan: “Çfarë fotoje…profesionale!”
Por, Marina nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer: “Thuaj shyqyr që pozuam neve bukur se ndryshe…”.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
