30 Janar, 2018

Motrat seksi pozojnë nudo për revistën “Vogue”


Karriera e tyre ka ngjitur shkallët me shpejtësi duke qenë se të dyja kanë sfiluar për agjencitë më me emër në botë. Bëhet fjalë për Gigi dhe Bella Hadid, të cilat janë dy motrat modele më të paguara në botë.

Tashmë edhe revista “Vogue” ka dy supermodelet në kopertinën e saj. Motrat kanë pozuar së bashku të zhveshura në një fotografi bardh e zi.

Gigi dhe Bella janë fëmijët e supermodeles holandeze Yolanda Foster dhe biznesmenit miliarder palestinez Mohamed Hadid, 69 vjeç.

Në një intervistë për “Vogue”, Gigi tha se Bella është një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë. Prej dy vitesh supermodelja është në një lidhje me yllin britanik të “One Direction” Zayn Malik.

Karriera e 22 dhe 21-vjeçares është mjaft e suksesshme pasi ato kanë kontratë me IMG, kanë sfiluar për “Victoria’s Secret” për të dytin vit radhazi dhe kanë pozuar për shtëpi të ndryshme të modës, më me emër si “Dior”, “Chanel”, “Givenchy” dhe “Miu Miu”.

© Panoramaplus.al