Kylie Jenner ka dëshmuar se është shtylla e familjes së klanit Kardashian / Jenner, duke u shpallur miliarderja më e vogël në botë që e ka ngritur vetë pasurinë.

Dhe tani 22-vjeçarja është shpallur zyrtarisht “mbretëresha” e kësaj familje. Kylie hodhi nga froni motrën e saj Kim Kardashian duke u bërë anëtarja më e ndjekur në Instagram e dinastisë televizive.
Ajo eklipsoi Kim duke e lënë pas me 155 milionë ndjekës. Ndërsa vetë Kylie arriti plot 156 milionë ndjekës.

Kim dhe Kylie janë gjatë gjithë kohës në garë për ndjekës. Në tetor Kim festoi 150 milionë ndjekës duke lënë pas 148 milionët e Kylie.
Por duhet bërë një vlerësim sesa nga ndjekësit e tyre janë të vërtetë.
Sipas një studimi të bërë në muajin gusht të vitit të kaluar nga Institute of Contemporary Music Performance u vlerësua se Kim kishte 44 % të ndjekësve të rremë ndërsa Kylie 33% të ndjekësve.


