13 Mars, 2022

Motra e Dagz publikon foton e parë me Einxhel Shkirën, ja çfarë thotë publikisht për moderatoren


Dagz dhe Einxhel Shkira po shijojnë lidhjen e tyre jashtë “Big Brother VIP”. Dy artistët janë të pandarë dhe shfaqen kudo bashkë. Së fundmi, Dj i njohur dhe moderatorja kanë udhëtuar drejt Kosovës ku duket se kanë takuar familjarët e Dagz.

Ka qenë motra e tij, Aurora, që ka postuar një foto krah Einxhel duke shkruar: “Kuni(kunata) ime e mrekullueshme”. Si duket ajo i thërreth “kuni ime” Einxhel. Sakaq, mundet që Dagz ta ketë prezantuar Einxhel edhe me prindërit e tij. Në një intervistë para pak ditësh Einxhel u shpreh se deri tani nuk janë takuar dot për shkak të angazhimeve.

Edhe pse nuk ishin takuar ende moderatorja tregoi gjithashtu se për 8-Mars, ditën Ndërkombëtare të Grave u ka bërë dhurata simbolike nënës dhe motrës së Dagz.

“Mezi po pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Deri tani kam takuar vetëm motrën e tij sepse nuk kam patur mundësi. Përpos mbështetjesh së madhe më kanë dhënë sepse kanë thënë fjalë shumë të bukura. Nënës dhe motrës së Dagz për 8-Mars u bëra në mënyrë simbolike diçka të vogël në pamundësi për të qenë pranë tyre. Jo vetëm për djalin që kanë rritur por për atë që janë.”-tha ajo.

Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter.

© Panoramaplus.al