3 Dhjetor, 2024

“Mos u marto me një burrë duke menduar se mund ta ndryshosh”- Cilin nga ish-partnerët thumboi Jennifer Garner me mesazhin e saj


Jennifer Garner teksa ka folur për martesat e saj të përfunduara , ka rrëfyer edhe mësimet e vlefshme që ka nxjerrë nga ato histori të shkuara.

Ajo dha mesazhin e tillë se: “Asnjëherë mos u marto me një burrë duke menduar se mund ta ndryshosh”.

Deklarata e saj dukej qartazi se ishte një pasqyrim i marrëdhënieve të saj me Ben Affleck, me të cilin ishte e martuar nga viti 2005 deri në 2018-ën, dhe burrin e saj të parë, Scott Foley (2000-2004).

Gjatë një interviste për podcast-in “Lipstick on the Rim,” Jennifer tha se mençuria e saj vjen nga nëna e saj si dhe dashuria për letërsinë.

Megjithatë, pavarësisht divorcit të tyre, Garner dhe Affleck kanë mbajtur një marrëdhënie të fortë bashkëprindërore.

Gjatë festës së Ditës së Falenderimeve, ish-çifti u ribashkua për të dalë vullnetarë në Panairin vjetor të Falënderimeve të Midnight Mission në Los Angeles, duke shërbyer ushqim për më shumë se 2000 individë të pastrehë.

© Panoramaplus.al