16 Shkurt, 2018

“Mos ndalo, lufto e fal dashuri”, Kryemadhi dhe Meta urojnë Erën, ja si u përgjigjet ajo


Era Meta, vajza e vogel e Presidentit te vendit, ajo qe e shoqeron ngado, feston sot 13 vjetorin e lindjes. Ne kete dite feste, Monika Kryemadhi i ka dedikuar nje urim special dhe nje mesazh te forte per jeten. Pas saj, nuk ka vonuar me nje mesazh edhe vete Meta, teksa ka postuar nje foto se bashku me te bijen.

“Sot është ditëlindja e Erës. Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vënd që e duan dhe i do”- shkruan Meta.

meta

Urimi i Kryemadhit 

Ne kete dite feste, Monika Kryemadhi i ka dedikuar nje urim special dhe nje mesazh te forte per jeten.

mona era

Mesazhi i Kryemadhit

Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. ? Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël! 

Pas urimit ka reaguar vete Era me nje pergjigje per te emen, Monika Kryemadhin, qe e quan idhull dhe inspirim.

Postimi i Eres 

Ma te dua shume. faleminderit qe ke qene nje moter, shoqe por mbi te gjitha nje idhull dhe inspirim per mua. Faleminderit per gjithcka qe me ke mesuar, faleminderit qe me ke dhuruar dashuri pa kushte dhe qe sme ke gjykuar kurre. te dua shume

era

© Panoramaplus.al