15 Janar, 2024

“Mos ma merr personale”- Nisin aleancat, Roza Lati flet hapur: Ky është banori që e dua jashtë shtëpisë së Big Brother


Banorët e Big Brother VIP kanë nisur aleancat, madje kanë filluar që të shprehin preferencat e tyre se kë banuar duan jashtë shtëpisë.

Një përgjigje e moderatores Roza Lati ngjalli shumë debate. Pyetja që iu drejtua ishte: Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?

Roza thotë emrin e aktorit Julian Deda dhe më pas i thotë: Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.

Aktori Julian Deda mesa duket nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të.

Julian Deda: Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë?

Roza Lati: Ta thashë, se bërtet shumë sepse s’kam asgjë personale me ty, kaq.

© Panoramaplus.al