
Një nga konkurrentet e ‘Kënga Magjike’ ishte edhe këngëtarja Xheisara e cila këtë vit merrte pjesë me këngën ‘Si me t’lon’. Por ajo nuk arriti të shkonte në finale dhe për këtë fajëson Jonida Maliqin.
E ftuar në ‘Thumb On’, Xheisara tha se nuk e priste që Jonida të mos e vlerësonte.

“Nuk e prisja nga Jonida Maliqi se ajo më ka mbështetur në The voice”.
Këngëtarja gjithashtu tregoi se ka marrë mbështetje dhe mesazhe pozitive ndërsa të tjerë që nuk e kishin kuptuar reagimin e Jonidës, e kishin pyetur se mos ajo ia kishte ngacmuar Romeon.
“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, por unë s’kam kohë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto”, u shpreh Xheisara.
Ajo gjithashtu tha se i kishte shkruar një mesazh Jonidës duke i thënë se shpresonte të mos i ngelte në memorje, por nuk kishte marrë përgjigje.
“Unë nuk jam tip lëpirës. Mbase ata të tjerët kanë bërë lajka që kanë marrë vota. Unë këndoj pranë Aurela Gaçes dhe kam gjithë botën. Aurela Gaçes i përulem. Nëse do ishte Aurela qe do më jepte këtë vlerësim nuk do mërzitesha. Aurela më mori në telefon dhe më tregoi disa gjëra që më sherbyen. Bravo të qoft tha. Vazhdoj ta them nuk kam asgjë me Jonidën, por vetëm nga fakti që mu kundërvu. Nuk e prisja se ajo ka folur me superlativa për mua”, shtoi këngëtarja.
© Panoramaplus.al
