Rregulli i parë për kur ndodheni poshtë çarçafëve është që të jeni të lirshëm. Seksi ka nevojë për lirshmëri dhe fantazi, por të mos harrojmë që gjithmonë ka një vijë ndarëse mes gjërave.

-Të hiqesh sikur je e kënaqur, kur në fakt nuk je. Nuk është mirë as për ju dhe as për partnerin.
-Femrat nuk duhet ta thërrasin të dashurin “babush” edhe nëse është 15 vjet më i madh. Nuk është eksituese. Ky emërim nuk vlen për një mashkull, me të cilin ju kryeni marrëdhënie.
-Veshjet intime shumë të ngarkuara dhe jo komode nuk janë aspak të rekomandueshme.
-Orgazma me sy hapur! Në të vërtetë në këto momente askush nuk e ka mendjen të mbajë sytë hapur dhe të shikojë tjetrin.
-Të imitosh kafshët. Është shumë qesharake dhe në fakt nuk është aspak argëtuese. Mund të rrezikoni që partneri të qeshë me ju, duke ju vënë shumë në siklet. Për mos të folur për zhurmën që mund të shkaktoni.
-Të vishni një komplet me pelush, përveçse është një shije e shëmtuar, ka një erë shumë të keqe.
-Të bëni si fëmijë i vogël. Nëse ju pëlqen ta bëni këtë gjë mundohuni ta bëni, ndërkohë që përkëdheleni dhe absolutisht në momentin kur po bëni seks.
-T’ua lëshojë në fytyrë. Nuk është aspak e këndshme dhe nuk duhet ta lejoni. Por nëse juve ju pëlqen diçka e tillë, atëherë askush nuk mund t’ju pengojë.
-Të depiloheni para tij. Thoni se është seksi? Ku e keni lexuar? Nuk është aspak seksi.
-Fantazitë tuaja të çmendura është më mirë të mos ia tregoni, sepse ai nuk do dinte se si të sillej.
-Asnjëherë mos shkoni në shtrat me dikë që nuk i dini as emrin. Edhe nëse e bëni asnjëherë mos harroni prezervativin.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
