16 Nëntor, 2023

“Mos e ço gishtin kur flet me mua”- Përplasje e ashpër mes dy banorëve të “Big Brother Vip Kosova”: Je askushi!


Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy banorëve të “Big Borther Vip Kosova”, Santiana Maloku dhe Gani Gërmisë.

 

Gjithçka ka nisur pas një këshille që Gania i dha modeles, e cila nuk i priti mirë.

“Ti e çon gishtin për me fol me mua, siç edhe e ke çuar, gishtin e çon”, iu drejtua Santiana, Ganisë.

“Je askushi për mua”- iu kthye ai.

Santiana nga ana tjetër nuk u ndal duke i thënë: “Vazhdo mos ma prish natën”.

Thumbat nuk munguan sërish nga Gërmia, i cili ia ktheu: “E ki natën e prishur se je njeri pa respekt”.

perlasje

Nga ana tjetër, banorët janë përpjekur t’i qetësojnë.

Kujtojmë se për shkak të një sherri mes Blerandos dhe Metit po në shtëpinë vip, ky i fundit u përjashtua nga gara automatikisht, për thyerje të rregullave të formatit.

© Panoramaplus.al