4 Tetor, 2024

“Mos bëni ndërhyrje estetike, është…”-Moderatorja bën deklaratatën: Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit! Beteja me osteoporozën


Ellen DeGeneres ka folur për procedurat estetike që ka bërë dhe problemin shëndetësor me të cilin po përballet.

Në shfaqjen e saj të re në Netflix, të titulluar “Ellen DeGeneres”, prezantuesja tha: “Nëse ju dukem më e vjetër se hera e fundit që më keni parë, kjo është për shkak se kjo është pamja ime pasi  kam ndaluar së bëri botox dhe filler”.

Më pas ajo deklaroi se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të .

“Gjithmonë kam thënë se nuk më interesonte se çfarë thoshin njerëzit e tjerë, por tani duke parë prapa e kuptoj se e thashë këtë në kulmin e famës sime. Është humbje kohe të shqetësohemi se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Është humbje energjie. Dhe gjithashtu, ne thjesht po hamendësojmë, nuk e dimë kurrë se çfarë po thonë. Është e pamundur të merret me mend se çfarë po mendojnë njerëzit”, theskoi Ellen.

Në një puntatë tjetër të emisionit të saj, Ellen DeGeneres ka folur dhe për problemin e saj shëndetësor.

Unë u diagnostikova me osteoporozë pasi bëra një test të densitetit të kockave. Në thelb, unë jam si një kështjellë rëre njerëzore. Unë as nuk e di se si po qëndroj tani. Mund të ndahesha në dush.Kam përjetuar shumë dhimbje. Është e vështirë të jesh i sinqertë për plakjen dhe të dukesh bukur,” tha ndër të tjera moderatorja.

© Panoramaplus.al