Aktorja e njohur Pamela Anderson disa ditë më parë mori pjesë në Javën e Modës në Paris pa makijazh.

Paraqitja e saj e thjeshtë dhe e veçantë, mori shumë komente pozitive nga kolegët dhe nga miqtë e saj më të mirë.
Mirëpo së fundmi Anderson ka dhënë një intervistë për “Vogue France”, ku ka zbuluar arsyen se pse vendosi që të merte pjesë në këtë eveniment pa grim.
“Nuk erdha në Javën e Modës në Paris dhe mendova: ‘Nuk do vë grim’. Ishte diçka që më erdhi në mendje ndërkohë që vishesha me ato rroba të bukura. Mendova: ‘Nuk dua të konkurroj me këto rroba. Nuk po përpiqem të jem vajza më e bukur në dhomë’, tha aktorja teksa tregoi: “Ndiej vetëm liri. Është çlirim”.
© Panoramaplus.al

