Morena Taraku ka vendosur të heqë dorë nga extensions dhe t’i rikthehet flokëve të shkurtër.

Këngëtarja ka ndarë në TikTok një video, ku shfaqet pranë mikut të saj, ndërsa vëmendjen e mori look-u i ri i saj.

Ajo shfaqet me flokë të prera shkurt dhe brune.

Taraku e ka treguar edhe më parë se është e guximshme përsa i përket ndryshimeve në pamje.
Vitin që shkoi, këngëtarja ka sjell disa projekte të reja muzikore, duke i plotësuar kështu dëshirën fansave të saj.

Pak muaj më parë, Morena bashkëpunoi me Stresin, duke sjellë një super projekt muzikor, të titulluar “Bad Girl”.


