Pak kohë më parë u zbulua se këngëtarja Morena Taraku është në një lidhje me miliarderin iranian Sasha Sobhanin. Lidhja e tyre u komentua shumë edhe për faktin se Morena ka lënë Kosovën dhe është zhvendosur të jetojë me të në Turqi.

Deri më tani Morena nuk ka publikuar foto apo video me Sashan, por ky i fundit poston shpesh pamje ku shfaqet me këngëtaren shqiptare. Ai nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka treguar se është shumë i dashuruar pas saj.

Së fundmi miliarderi ka postuar një video në “Instagram” ku shihet duke i dhënë jahtit, ndërsa Morena shfaqet pranë tij duke dridhur të pasmet dhe duke kërcyer.
“Ti e di sa shumë të dua”, ka shkruar Sasha pranë videos, duke treguar që është i çmendur pas këngëtares.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
