Alvaro Morata ka folur në programin Fiesta në TeleCinco, për situatën familjare dhe ndarjen e supozuar nga gruaja e tij, Aliçe Kampelo.
“Po vuajmë sepse jemi dy njerëz që e duam njëri-tjetrin, por nuk mund ta kuptojmë njëri-tjetrin. Aliçe nuk po e kalon më keq se unë. Shumë media shkruajnë se ajo është e shkatërruar, por nuk është kështu, të dy po vuajmë.”
Përsa i përket një pale të tretë në marrëdhënie, sulmuesi spanjoll e mohoi kategorikisht: “Nuk ka asnjë mikeshë të veçantë apo ndonjë gjë tjetër, nuk më shqetëson tani për tani. Ditën që do të kem një mike të veçantë, do të jem me të normalisht dhe do ta shihni. Kushdo që thotë se ka një palë të tretë të përfshirë, me një ndarje si kjo dhe fëmijë të përfshirë, nuk ka zemër”.
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
