Aktorja Monika Lubonja ka rrëfyer së fundmi momentin më të vështirë të jetës së saj.

E ftuar tek rubrika “N’fermë” tek “E Diell”, 52-vjeçarja tregoi se gjatë kohës kur studionte, u dashurua me një djalë dhe mbeti shtatzënë.

Por, fakti që ishte shtatzënë dhe jo e martuar, e tmerronte dhe për të situata ishte shumë e rëndë dhe kishte frikë se do të gjykohej nga shoqëria.

“Njerëzit më thonin ‘E tmerrshme, si të ndodhi ty kjo?!’. Në atë periudhë kisha në plan të parë të bëja filma, teatër, se sa kisha filluar të luaja. E kështu, më fal o Zot, por mora vendimin që ta abortoja vajzën”- tregoi Lubonja.

Mirëpo, ajo që e kishte ndaluar këtë veprim ishte mamaja e Monikës.

“Mami im, duke qenë mjeke, e sinjalizojnë për këtë që unë doja të bëja dhe reagimi i saj ishte: Të merr, s’të merr, do të të dalim ne për zot dhe ti vajzën nuk do ta abortosh kurrë!”- vazhdoi aktorja.

Sot, Lubonja shprehet e lumtur që nuk e mori atë vendim dhe ka një vajzë të mrekullueshme.
© Panoramaplus.al
